Pacolli: Serbia duhet t’i ndalojë përndjekjet dhe arrestimet politike
Ministër i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, e dënon vendimin e Gjykatës së Beogradit për paraburgimin prej 30 ditësh të Nezir Mehmetajt.
Pacolli duke e quajtur këtë akt marrëzi, ka thënë se do të duhet të marrë fund.
Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.
“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, ka shtuar Pacolli.
Po ashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Neziraj dhe kthimin e tij në familje.