Pacolli: Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal
10 maj 2019
| 20:20
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi.
Pacolli ka thënë se Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqëndrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj.
“Me parada ushtarake mesazhi i vetëm që i dërgon botës është se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd. Ne kerkojmë reagim ndërkombëtar kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.