Pacolli: SHBA do të qëndrojë prapa Kosovës nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë fuqishëm prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit”, ka thënë Ministri, Pacolli pas takimit.
Në margjina të Ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po zhvillon punimet në Uashington D.C, ministri, Pacolli, ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologë të tij nga vende të ndryshme që morën pjesë në Ministerialin për avancimin e Lirive Fetare.