
Pacolli shkon në Nju Jork
21 shtator 2019
| 22:32
Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka arritur Sapo në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.
“Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar ai.
/Epoka e re/