Pacolli shpërndanë fotografi me themeluesin e ‘Alibaba’-s: Kosovën do ta bëjmë atraktive

02 tetor 2024 | 16:06

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Paolli, ka takuar në Nju-Jork, Jack Ma, themelusin e “Alibaba Group”, i cili njihet si njeri nga personat më të suksesshëm në biznes.

Pacolli ka thënë se “kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë”.

“Së bashku, miqtë e mi, ne do të bëjmë atë!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në fund javë përfundova një udhëtim të zënë shtatë – ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtimi në New York është prej atyre udhëtimeve që është i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë. Edhe pse qëndroj në kontakt me shumë partnerë nga e mbarë bota, kësaj radhe qëndrimi atje ishte i veçantë pasi takova edhe Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej dyqaneve më të mëdha online në botë.

Sa herë që kthehem në shtëpi nga një udhëtim si ky, miqtë janë kuriozë të dëgjojnë se si shkoi. Ja çfarë po u them atyre.

Unë nuk do të dorëzohem. Kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë.

Së bashku, miqtë e mi, ne do të bëjmë atë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gerald Knaus, drejtor i Institutit ESI, ka dhënë një koment…