Pacolli: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë element thelbësor i orientimit euroatlantik
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka rikujtuar se 18 vjet më parë nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit i ka dhënë fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një element thelbësor i orientimit euroatlantik të vendit.
“Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euroatlantik të vendit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/