Pacolli: Si ka mundësi që në një dhomë diplomatike të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklarimeve të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit.
Pacolli përmes një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se si ka mundësi, që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal.
Postimi i plotë i Pacollit:
Përgjatë viteve e dekadave kemi parë debatin global në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, kur shoh ish zëdhënësin të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, sot Ministër në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daciq, të flasë gjërë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtroj dilemëm, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq.
Pra si ka mundësi, që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal, të një shteti përgjegjës për disa luftëra në Ballkan, para përfaqësuesve të vendeve që mundësuan paqe e stabilitet, dhe me të drejtë përkrahen pavarësinë tonë!