Pacolli: S’ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm

10 shkurt 2021 | 11:38

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe kandidati për deputet, Behgjet Pacolli, ka thënë se buk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm.

“Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë.  E pastaj shpërblimi më i mirë, nuk është falënderimi që më japin mua, por suksesi që tregojnë ata.  Nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Pacollit:

Festina është një nga përfitueset e bursave nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

I vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit formal dhe shtigjet që të hapen nga një arsimim cilësor, gjithmonë ka qenë synim i imi që të ndihmoj të rinjtë e vullnetshëm për dije e edukim.

E kam përjetuar në lëkurën time, çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.

Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë.

E pastaj shpërblimi më i mirë, nuk është falënderimi që më japin mua, por suksesi që tregojnë ata.

Nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonela e “Për’puthen” ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me…