Pacolli: Skena politike në Kosovë duhet t’i zbatojë virtytet e Rugovës

02 dhjetor 2019 | 11:24

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka përkujtuar kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Pacolli ka thënë se skena politike në Kosovë duhet t’i zbatojë virtytet e Rugovës.

“Urtësia dhe udhëheqja e tij në kohë kruciale të historisë së Kosovës ka treguar se durimi, uniteti dhe dialogu janë virtytet e vetme që e çojnë vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë. Skena jonë politike sot duhet të reflektojë në arritjet historike që kemi bërë dhe të zbatojmë këto virtyte të presidentit Rugova në kulturën e sotme politike. Kjo na mungon dhe na mungon presidenti Rugova” ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se që prej…