Pacolli: Sot është ditë e madhe për Kosovën
18 korrik 2018
| 09:48
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot është ditë e madhe për Kosovën.
Sipas Pacollit, izolimit të qytetarëve të Kosovës po i vjen fundi.
“Sot është ditë e madhe për Kosovën europiane. Izolimit të padrejtë për qytetarëve po i vije fundi. Sot do të marrim raportin pozitiv për vizat si hap i parë drejt liberalizimit.
Kosova në BE dhe NATO është është ëndrra jonë e përbashkët”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Komisioni Evropian pritet që sot ta publikojë raportin ku do të bëhet e ditur nëse Kosova e ka përmbushur ose jo kushtin e fundit.