Pacolli: Spanja duhet të jetë krenare për vizionin e kryeministrit të saj
Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj politikanëve spanjollë që e kritikuan kryeministrin e tyre pse i ka folur kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.
Në profili e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Spanja duhet të jetë krenare për vizionin e kryeministrit të saj Pedro Sanchez.
“Spanja duhet të jetë krenare për vizionin e Kryeministrit të saj Pedro Sanchez dhe të mos ngrejë kritika kundër tij pse ai shtrëngoi dorën me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Spanja demokratike nuk mund të mbyllet në kafazin e atyre që urrejnë demokracinë dhe civilizimin. Pablo Hipsan, Pablo Casado dhe ata të llojit të tyre duhet ta dinë se kosovarët me shqiptarët luftuan krah për krah për demokracinë e Spanjës. Pra, Pse ju shqetëson shteti demokratik i Kosovës?”, ka shkruar Pacolli.