Pacolli: S’po ia marr shtetit 6.7 mln euro, po i rikthej mjetet e mia – disa qeveritarë më kërcënuan

09 mars 2025 | 16:11

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia paguajë 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit “Mabco Constructions”, ashtu siç ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit lidhur me rastin e hotelit Grand.

Kryetari i AAK-së reagoi në Facebook për përfoljen e emrit të tij lidhur me këtë.

“Nuk e di pse disa më përflasin, duke më akuzuar sikur po i marr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro. E vërteta është krejt ndryshe: unë vetëm po e rikthej mjeteve e mia, të cilat “njerzit e fortet”te këtij shteti, në emër të këtij shteti m’i kanë rrëmbyer padrejtësisht!”, shkroi ai.

“Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi”, shtoi Pacolli.

Ai tha se “drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar”.

Pacolli tha se ka marrë kërcënime e shpifje nga zyrtarë të qeverisë dhe se për këtë ka hapur një proces tjetër ligjor.

“Madje, disa nga zyrtarët e kësaj qeverie ( aktuale) nuk ngurruan të më kërcënojnë e në menyra tjera frustruese të shpifin kundër meje, duke përdorur madje edhe gjuhë të ulët gjatë procesit. Për këtë arsye, tashmë kam hapur një tjetër proces ligjor për të mbrojtur dinjitetin tim kundër atyre njerëzve primitiv që përdornin akuza të ulta qe ne ishim mesuar ti shifnim nepër rrjetët sociale”, shkroi Pacolli.

“PRA, UNË PO RIKTHEJ VETËM ATO QË MË TAKOJNË ! ASNJËHERË NUK KAM PRETENDUAR TË MARR DIÇKA QË NUK ËSHTË E IMJA! Qëndrimi im kundër grabitjeve dhe zhvatjes është dëshmuar edhe në procesin e privatizimit. Më shumë se 95% e objekteve të blera në Kosovë, janë blerë nga pronarë privatë, e jo nga AKP-ja. Dhe gjithmonë kam paguar çmimin e tregut! Unë AKP-në e kam parë gjithmonë si një institucion të “korrupsionit të legjitimuar”. Në 15 vitet e fundit, unë i kam DHËNË shtetit dhe popullit të Kosovës mbi 40 milionë euro në forma të ndryshme: – Kam ndihmuar familjet në nevojë, – Kam ndërtuar shtëpi për skamnorët, – Kam mbështetur studentët dhe të sëmurët, – Kam ndërtuar shkolla, universitete, memoriale dhe objekte të trashëgimisë, – Kam financuar edhe rindërtimin e objekteve kyçe të institucioneve të Kosovës – madje edhe për ata që sot më shajnë e më fyejnë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74…