Pacolli: Stadiumi i Prishtinës nga sot quhet “Fadil Vokrri”
23 korrik 2018
| 13:15
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në profilin e tij në “Facebook”, ka njoftuar se Stadiumi i Prishtinës, nga sot ka marrë emrin “Fadil Vokrri”.
“Stadiumi i Prishtinës, me plot meritë, nga sot quhet ‘Fadil Vokrri’”, ka shkruar Pacolli duke i bashkëngjitur fotografinë me emrin e Vokrrit.