Pacolli: Sveçla më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend

02 maj 2020 | 14:51

Kryetari i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Adri Nurellari, ka deklaruar se kryeministri në detyrë,…