Pacolli: Synimi ynë i radhës, anëtarësimi në Interpol
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se synimi i radhës së Kosovës është anëtarësimi në Interpol në nëntor të këtij viti.
“Synimi ynë i radhës, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisē, do të jetë anëtarësimi në Interpol, në nëntor të ketij viti. Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi. Kosova në Interpol nuk do të thotë kërcënim për askend. Kosova në Interpol do të thotë paqe dhe kontribut në sigurine e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare.
“Kosova në Interpol do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë. Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.