Pacolli: Ta mbajmë rininë në Kosovë, kjo është ‘lufta ime’

11 shkurt 2021 | 17:43

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se rinia duhet të mbahet në Kosovë, dhe se kjo parti e ka plan konkret për ta.

Pacolli ka thënë se “shteti ynë, janë të rinjtë tanë”.

“Ta mbajmë rininë tonë në Kosovë, duhet të jetë prioritet kryesor i secilit prej nesh. Shteti ynë, janë të rinjtë tanë, prandaj ofrimi i mundësive për ta është jetik për zhvillimin substancial. E ardhmja do na gjykojë pikërisht për këtë: A arritëm ta ndalim këtë largim masiv të rinisë nga Kosova? Unë them se mundemi. Unë them se duhet. Për ndërtimin e shtetit dhe për rininë tonë”, ka thënë Pacolli, i cili në listën e LDK-së për deputet është me numër 5.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa yjeve si Isco, Sergio Ramos, Marcelo dhe Varane,…