Pacolli takohet me homologun gjerman, temë diskutimi vizat
11 dhjetor 2018
| 23:09
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar në Paris homologun e tij gjerman, Heiko Maas.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjatë këtij takimi është për një vizitë të tij në Berlin.
“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka shkruar Pacolli.