Pacolli takohet me kryeministrin e Tajlandës
25 shtator 2019
| 15:46
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar kryeministrin e Tajlandës, Prayut Chan-o-Cha.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se edhe një herë u dëshmua se këto dy shtete kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
“Kënaqësi për të shkëmbyer ide me kryeministrin e Tajlandës, Prayut Chan-o-Cha. Edhe njëherë dëshmuam se këto dy shtete kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Miqësia jonë është e fortë dhe këtë vit hapëm Ambasadën tonë në Tajlandë për të forcuar më tej këto marrëdhënie. Kryeministrit tajlandez i shpreha gatishmërinë për të vizituar Bangkokin për të vazhduar bisedimet”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/