Pacolli takohet me Palmerin: Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA-në
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në margjinat e forumit të Bled-it.
Pacolli e ka uruar Palmerin për pozitën e re. Ai ka bërë me dije se ka marrë premtime nga zyrtari i lartë amerikan se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen amerikane.
“Unë e përgëzova z. Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”.
“Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/