Pacolli takon ambasadoren franceze, flasin për proceset politike në vend
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në largim i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim ambasadoren e re të shtetit francez në Republikën e Kosovës, Marie Christine Butel, të cilën e ka njoftuar për të arriturat e Kosovës dhe për proceset aktuale politike.
Ministri Pacolli ka shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu janë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Gjatë këtij takimi ministri Pacolli ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, dhe për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese.
/Epoka e re/