Pacolli takon ambasadorin britanik, flasin për Samitin e Londrës
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me Andrew Page, ambasador britanik i ngarkuar me organizimin e Samitit të Londrës.
“Britanikët, përherë miq të Kosovës, duan të japin energji të re, ide të reja për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova, shteti ynë merr pjesë si i barabartë me pesë shtete të tjerë dhe donë të japë kontributin e vet në iniciativat e ndryshme. Folëm për ekonominë më së pari, për idenë e një zone të lirë ekonomike me karakter ndërkufitar, midis veriut të Kosovës dhe Jugut të Serbisë dhe për arsimin profesional dhe teknologjinë digjitale për të rinjtë. Britania e Madhe nëpërmjet Princit të Uellsit ka fokus dhe gjetjen e personave të humbur nga luftërat në rajon”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.