Pacolli takon homologen kroate, flasin për avancimin e raporteve Kosovë-Kroaci
02 shtator 2018
| 14:03
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar homologen e tij kroate, Marija Pejcinoviq- Buriq.
Pacolli ka bërë me dije se do t’i avancojnë raportet Kosovë-Kroaci, duke organizuar edhe një forum ekonomik.
“Takim shumë miqësor me ministren e jashtme kroate, Marija Pejcinoviq-Buriq. Raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona do t’i avancojmë ekonomikisht duke organizuar forumin ekonomik për të fuqizuar edhe më tej lidhjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/