Pacolli takon homologët e vendeve jonjohëse, kërkon njohjen për Kosovën
Në kuadër të takimeve të shumta që ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po zhvillon me homologët e tij në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka takuar ndaras edhe dy ministra të jashtëm të shteteve jonjohëse të Kosovës, respektivisht ministrin e jashtëm të Bahamasit, Darren Allan Heinfield dhe ministren e jashtme të Ruandës, Louise Mushikiëabo.
Gjatë këtyre takimeve është diskutuar mbi të arriturat e Kosovës në dekadën e fundit, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë si dhe integrimin e saj në organizata, evropiane dhe ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, është diskutuar edhe mundësia, që këto dy shtete të rishqyrtojë njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt si shtet i pavarur, në mënyrë që t’i bashkohet shumicës dërmuese të shteteve anëtare të OKB-së si dhe të mbështesin integrimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Të dy homologët e tij të këtyre shteteve kanë vlerësuar të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës dhe rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në funksion të interesave të përbashkëta.
/Epoka e re/