Pacolli takon homologun polak, flasin për rrugën e Kosovës drejt NATO-s
24 shtator 2019
| 14:46
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Bhegjet Pacolli, ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me homologun e tij polak ka biseduar për rrugën e Kosovës drejt NATO-s.
“Shkëmbim ideshë gjatë një shëtitje në rrugët e New Yorkut me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz. Biseduam për rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe orientimin euro-atlantik të vendeve tona”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/