Pacolli takon njërin nga figurat më me ndikim të politikës franceze
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar në Paris me Jacques Attali, këshilltar i presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Pacolli ka bërë me dije se e ka falënderuar Attalin, i cili ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fort i pavarësisë së Kosovës
“Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njërin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.
E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, ‘duke e quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit’ si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon…”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/