Pacolli takon ministrin e jashtëm të Turqisë
17 maj 2021
| 14:58
Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli ka takuar në Ankara ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu.
Pacolli ka bërë me dije se me Çavusoglu biseduan për bashkëpunimin e afërt të dy vendeve dhe popujve tanë.
“Me mikun tim, ministrin e jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavusoglu, sot në Ankara biseduam për bashkëpunimin e afërt të dy vendeve dhe popujve tanë. Ministri Cavusoglu dhe Turqia gjithmonë janë pranë popullit të Kosovës si njëri ndër aleatët kryesorë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.