Pacolli takon presidentin e Malit të Zi
31 maj 2022
| 23:27
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka takuar të martën në Podgoricë presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviqin, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e tij të madhe për Kosovën, që nga njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e tij në të gjitha forumet ndërkombëtare.
“Me presidentin Gjukanoviq kam pasur fatin të punoi”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Pacolli ka pasur një takim edhe me kryeministrin e këtij vendi, Dritan Abazoviq.