Pacolli: Të zbatohet Marrëveshja e Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se para ministrave të Jashtëm të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tii në “Facebook”, Pacolli ka treguar se zbatimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi vitale.
Pacolli po merr pjesë në takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi” që po mbahet në Vjenë.
Shkrimi i plotë i Pacollit:
Siguria energjetike e Kosovës mbështetet në Termocentralet, funksionaliteti i të cilave varet nga rrjedha konstante e ujit për të ftohur gjeneratorët. Prandaj, kërkova me ngulm zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që është me rëndësi vitale.
Këtë e kërkova gjatë adresimit tim para Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët po marrin pjesë në takimin joformal në Vjenë, me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi”.