Pacolli: Thaçi s’ka asnjë plan për ndryshimin e kufijve

06 gusht 2018 | 22:00

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.

Pacolli ka theksuar se presidenti nuk do ta lejonte asnjëherë cenimin e territorit të Kosovës.

“Ne dëgjojmë ndërrim territoresh, ndërrim kufijsh.  Unë punoj afër presidentit dhe mund t’iu garantoj se presidenti nuk ka asnjë plan, që në tavolinat e dialogut ta sjellë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Çdo opsion në dialog është i hapur, Kosova do të ofrojë diçka si pala tjetër, që të ketë zgjidhje, që bëhet duke kërkuar rrugëdalje nga problemi.  Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës.  Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve”, ka thënë Pacolli në “RTK”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk do mend që kënga më e famshme dhe më…