Pacolli thotë se është krenar me punën e vëllait të tij, Selimit
11 qershor 2020
| 20:37
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se është krenar me punën që e ka bërë vëllai i tij Selim Pacolli si nënkryetar i komunës së Prishtinës.
Sipas tij, pavarësisht çdo gjë që ka ndodhur politikisht, Selimi ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në “Facebook”:
Disa fjalë për vëllain tim Selimin. Unë thjesht dua të shpreh se sa krenar jam për punën tuaj. Si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ai ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve të Komunës. Pavarësisht çdo gjë që ka ndodhur politikisht, ai ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder. Vazhdoni të jeni ai që jeni!