Pacolli thotë se ka marrë komplimente nga partnerë nga e gjithë bota për punën sa ishte ministër e zv/kryeministër
Behgjet Pacolli ka bërë me dije se ka marrë komplimente nga partnerë nga e gjithë bota për punën sa ishte ministër e zv/kryeministër.
“Është traditë e jonë të mbajmë dyert e miqësisë të hapura përgjithmonë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Pacollit:
Sot jam i nderuar që pranoj komplimente dhe falënderime nga shumë miq, partnerë dhe homologë nga e gjithë bota, duke me komplimentuar dhe falënderuar për punën e përbashkët që patem sa isha zv. Kryeministri i parë dhe Ministër i PJ. Pos shumë tjerëve, unë mora mesazhe dhe telefonata edhe nga Ministri i PJ i Emirateve të Bashkuara, të Gjermanisë, Malit të Zi, Pakistanit, Turqisë, Shqipërisē, Çekisë, Hungarisë, Italisē, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Polonisë e shume tjerë. Është traditë e jonë të mbajmë dyert e miqësisë të hapura përgjithmonë!