Pacolli thotë se Kosova është edhe një hap më afër liberalizimit të vizave
30 gusht 2018
| 11:28
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e votimit të Komitetit LIBE pro liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se ky votim e ofron Kosovën edhe një hap më afër heqjes se vizave.
Megjithatë Pacolli ka treguar se për këtë proces mbetet edhe sfida e fundit për të cilën ai është shprehur optimist se do të përfundojë me sukses.
“Urime Kosovë! Edhe një hap më afër, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Mbetet edhe sfida e fundit, do të ia dalim!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/