Pacolli tregon historinë e njohjes me Naim Murselin: Njerëzit e ligë i keqpërdorën fotografitë

29 nëntor 2024 | 13:57

Deputeti Behxhet Pacolli në një intervistë me Arbana Osmanin ka treguar për historinë e njohjes me Naim Murselin, që dyshohet se porositi vrasjen e gruas.

Pacolli ka thënë se njohja me Murselin kishte nisur në një tubim partiak në Gjakovë.

“… isha në Gjakovë me një takim partiak dhe babai i tij më erdhi, edhe nana më duket, me këtë djalosh dhe thotë ky është i dashurum në ju. Thotë ky njeri i ka krejt fotografitë e juaja edhe flet vetëm për ju. Unë e marr edhe ia qes dorën edhe ai më tregon aty që e ka pas një operacion në zemër si i ri, një operacion me zemër kogja të hapur edhe më bani impresion ajo mua”, tregon Pacolli.

“Kur isha ministër, ai vjen aty edhe mi jep disa tipe, këshilla si me e ba…në ministri nuk kam gjet asgjë, as nuk kam gjet një ëebsite sic duhet, as këto mënyrat e komunikimit modern s’kanë ekzistu fare. Edhe thom ti a mundesh me ba dicka, thotë po unë mundem. Ai i ka pas do lidhje me një kompani, me disa të rinj në Bangladesh që punonin këtë. I thom ani hajde bë dicka, unë ty të paguaj prej MABETEX-it…Kështu edhe MABETEX-it, firmës time ia bën këtë website, këto websajtet të lëvizjshëm me i ba. Po, ma bën edhe në ministri, e paguaja prej MABETEX-in…ne nuk kishim fonde në ministri me ba këtë. Ai e bën atë, dhe unë e nominoj si këshilltar të jashtëm. E vetmja mundësi për me ia dhanë një letër që ai punon aty që me mujt me hy ai në ministri”, deklaruar Pacolli në emisionin e Arbana Osmanit.

Prej atëherë, thotë se e ka mbajtur afër vetes dhe se ai ka qenë i pranishëm në tubime partiake e takime që ka zhvilluar.

E fotot që kishte me të, Pacolli ka thënë se kanë filluar të keqpërdoren pas rastit të vrasjes së Liridonës.

“Kur ndodhi kjo tragjedia me të, mediat, sidomos në Shqipëri, e kanë trajtu aq keq këtë mënyrë…Ai djalë ka qenë po pak invaziv. Nëse të kish taku qetu, menjëherë kish ardh me telefon a bën një selfie. Edhe ai ka qenë një fetishist i madh i të qenit me njerëz të famshëm. Normalisht ku kam qenë unë, ai ka qenë gjithmonë aty në fotografi. Nëse kam qenë me dikënd tjetër, ai është fotografu afër. Normalisht ka pas shumë fotografi në Facebook-un e tij. Këto ia filluan me u keqpërdorë prej disa njerëzve të ligë këtu në Shqipëri”, ka deklaruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi të pilotëve,…