Pacolli tregon se çfarë bisedoi me kryeministrin bullgar
16 prill 2018
| 15:15
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov.
Ai përmes një njoftimi për llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mbështetja e Bullgarisë si kryesuese e Presidencës së Këshillit Evropian do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE.
“Kryeministri bullgar e rikonfirmoi atë që kam thënë edhe më herët në lidhje me pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Sofje më 17 maj, 2018”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/