Pacolli tregon se çfarë bisedoi me ministrin e brendshëm të Gjermanisë

30 prill 2019 | 15:16

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot së bashku me kryeministrin Ramush Haradinajn kanë zhvilluar një takim shumë konstruktiv me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ai ka treguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se në këtë takim u diskutua edhe për liberalizimin e vizave.

“U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyre që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Falemnderit Gjermani”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e…