Pacolli tregon se vota e tij ka qenë pro Vjosa Osmanit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, dhjetë ditë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente e Republikës së Kosovës se ka votuar pro saj.
“Unë kam votuar për zonjën Osmani. Nuk ka qenë e pavlefshme. Ka qenë votë kualitative. Ne jemi takuar, siç jemi takuar edhe përpara por, ajo nuk me ka thënë të lutem ma jep votën. Unë kam pasur marrëdhënie të mira me zonjën Osmani sepse kur kam qenë ministër i jashtëm ajo ka drejtuar Komisionin për Politike të Jashtme. Pas zgjedhjeve është parë se secili ka qenë i hidhëruar me tjetrin. Unë gjithmonë e kam parë realitetin dhe ai ka qenë që një parti politike ka fituar aq shumë vota dhe ka qenë e drejtë të jetë bashkëpunues në formimin e institucioneve”, tha Pacolli në Prime Time të Kanal 10.
Ai ka thënë se vota për krijimin e institucioneve të reja ka qenë veprime dinjitoz.
“Ka qenë një veprim dinjitoz i atyre që kanë vendosur të mos pengojnë por të jenë bashkëpunues në krijimin e institucioneve. Natyra ime është ndërtuese, unë nuk jam shkatërrues dhe asnjëherë në jetën time nuk kam penguar ose shkatërruar diçka. Në fund të fundit kur e kam parë se duhet të ecet përpara unë nuk kam pasur asnjë hezitim që të jem kundër”, shtoi tutje Pacolli.