Pacolli udhëton në Paris për të siguruar njohje për Kosovën
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot në Paris për të lobuar për njohje të reja për Kosovën.
Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili ka qenë pjesë e kësaj vizite.
“Ka diskutime për njohje të reja. Z. Pacolli ka takuar presidentin e një shteti të madh të afrikan”, ka thënë Murseli.
Behgjet Pacolli ka deklaruar më herët se 46 njohje për Kosovën kanë ardhur drejtpërdrejt nga angazhimi i tij lobues.
“Nëzet e një prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat si opozitar”, pati deklaruar Pacolli.
Behgjet Pacolli edhe në cilësinë e deputetit dhe si një biznesmen i fuqishëm është duke vazhduar lobimin e tij për njohje të reja për Kosovën. /Epoka e re/