Pacolli udhëton për në Helsinki, merr pjesë në takimin e Gymnihut

29 gusht 2019 | 15:16

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në Helsinki, ku do të marrë pjesë në takimin e Gymnihut të organizuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherinit.

Pacolli në llogarinë e vet në “Twitter”, ka bërë me dije se në këtë takim do flitet për zgjerimin pas e BE-së pas zgjedhjeve në këtë organizatë dhe për sfidat aktuale në rajon dhe kërcënimet hibride.

“Po e pres me kënaqësi takimin për të parë dhe shkëmbyer mendime me kolegët”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se janë…