Pacolli udhëton për në ShBA
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në ShBA ku do të marrë pjesë në Ministerialin e dytë për liritë fetare.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do të mbajë shumë diskutime me zyrtarët amerikanë dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Rrugës për në Washington për të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin e dytë për liritë fetare. Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multi-fetar pasqyron një shembull konkret të ndērtimit të konceptit të avancuar të harmonisë nder-fetare të kultivuat me shekuj.
Do të mbaj shumë diskutime me zyrtarët amerikan dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës.