Pacolli uron Abdixhikun: E ardhmja e Kosovës është brezi i ri

14 mars 2021 | 14:21

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së,.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se e ardhmja e Kosovës është brezi i ri.

“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se Orinda Huta është…