Pacolli uron Amerikën për 4 Korrikun

04 korrik 2019 | 11:26

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Pacolli ka thënë se Amerika mbetet aleati me i besueshëm i shtetit të Kosovës.

“Urime 4 Korrikun nga Kosova. Kosova dhe ShBA-të janë aleatë strategjikë, popujt tanë ka një lidhje të fortë miqësie. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Amerikës do të zgjerohen më tej, ndërsa ne qëndrojmë së bashku si aleatë. Amerika mbetet aleati më i besueshëm i Kosovës në rrugën tonë për të konsoliduar shtetin tonë. Urime për ditën e pavarësisë amerikane, ditën që simbolizon edhe lirinë tonë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala po merr…