Pacolli uron Ditën e Punëtorëve
01 maj 2022
| 10:54
Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka uruar punëtorët për ditën e 1 majit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për të nuk ka gëzim më të madh se kur krijojë vende pune dhe të përmirësojë jetën e përditshme të punëtorëve.
“Urime 1 Maji, dita e punëtorëve! Uroj për të gjithë punëtorët që me punën e juaj të arrini suksese, respekt dhe të shpërbleheni për mundin. Për mua nuk ka gëzim më të madh se kur krijoj vende pune dhe përmirësoj jetën e përditshme të kolegëve të mi”, ka uruar Pacolli.