Pacolli uron Engelin për rizgjedhje në Kongresin e SHBA-ve

07 nëntor 2018 | 08:31

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar për rizgjedhjen në Kongres të mikut të Kosovës, Eliot Engel pas zgjedhjeve në SHBA.

Pacolli e ka uruar Engel për rizgjedhjen, duke e quajtur atë një zë të “fortë” për Kosovën.

“Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të rrugës transballkanike…