
Pacolli uron LV-në dhe LDK-në për arritjen e koalicionit
02 shkurt 2020
| 11:26
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosovë.
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar për arritjen e marrëveshjes LV-në dhe LDK-në.
“Pergëzoi VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime e punë të mbarë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/