Pacolli uron Madagaskarin për 58-vjetorin e pavarësisë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka përcjell urimet më të sinqerta popullit dhe përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Madagaskarit për 58- vjetorin e pavarësisë.
“Në emër të presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshiroj t’i përcjell urimet më të sinqerta për udhëheqësit e institucioneve dhe popullin e Madagaskarit, përderisa ata shënojnë 58- vjetorin e pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie për popullin. Ne, do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës Republikës së Madagaskarit për vendimin e drejtë dhe në kohën e duhur për ta njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Jemi zotuar bashkërisht për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë në mesazhin e urimit kryediplomati Pacolli.
Republika e Madagaskarit e ka njohur Republikën e Kosovës në prag të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë në një kohë shumë të rëndësishme.
/Epoka e re/