Pacolli uron Shqipërinë dhe Maqedoninë: Kosova shumë shpejt do të marr lajmin pozitiv për vizat
26 qershor 2018
| 22:53
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë për marrjen e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Pacolli përmes një postimi në profilin e vet “Facebook”, ka shkruar se edhe Kosova së shpejti do ta marrë lajmin pozitiv për viza.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë për vendimin pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt”, ka shkruar Pacolli.
Këshilli Evropian në një draft dokument të publikuar ka dhënë konkluzione pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë lidhur me hapjen e negociatave.
Këshilli i Evropës planifikon që t’i hapë negociatat me këto dy vende në qershor të 2019.