Pacolli uron Shqipërinë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020

20 dhjetor 2019 | 15:01

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar Shqipërinë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë këtij kryesimi interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. “Urime Shqipëri, urime Minister i Punëve të Jashtme Gent Cakaj për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Shqipëria që ishte vendi i vetëm i mbetur jashtë nga Procesi i Helsinkit tani merr përsipër Kryesinë e organizatës më të madhe politike dhe të sigurisë në Evropë. Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri dhe Gent”, ka shkruar Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se qeveria gjermane…