Pacolli: Ushtria, dhuratë e ShBA-së për popullin tonë

14 dhjetor 2020 | 08:58

Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës me 106 vota për dhe një abstenim pati miratuar tri ligjet me të cilat pati ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, pa iu ndërruar emri. Për dyvjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka shkruar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës ishte dhuratë e ShBA-së për popullin tonë.

“Dy vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës. Një ëndërr për të gjithë ne, veçanërisht për ata që dhanë jetën për Kosovë. Ushtria e Kosovës nuk ishte një meritë personale, ajo ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara për popullin e Kosovës. Sot, vajzat dhe djemtë e rinj janë pjesë e Ushtrisë, të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, kurdoherë! Urime”, tha ai./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…