Pacolli: Veprimi i Haradinaj, gjest burrështetasi
19 korrik 2019
| 19:18
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dhënë se vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas ftesës nga Gjykata Speciale është një gjest burrështetasi.
“Sot veprimi i KM Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me KM Haradinaj dhe shprehi simpatinë dhe solidaritetin tim për të si kryeministër dhe qytetar i rëndomtë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/