Pacolli, vizitë zyrtare dyditore në Japoni
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Japoni vendin që ka mbështetur shumë Kosovën në rrugëtimin e saj.
I shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Pacolli fillimisht do të takojë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.
“Gjatë takimeve, që vazhdojnë dhe nesër, ministrat e Qeverisë së Kosovës, Pacolli dhe Lluka do të kërkojnë mbështetjen e gjithanshme japoneze në sektorë si energjia, infrastruktura në përgjithësi, etj”.
“Japonia mbështet Kosovën në shumë nisma globale dhe Organizata Ndërkombëtare. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka shpallur kohët e fundit iniciativën për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është thënë në njoftimin për medie të MPJ-së.